Shtëpia / Bota / Dëbohet nga banesa se ishte me menstruacione, vdes gruaja

Dëbohet nga banesa se ishte me menstruacione, vdes gruaja

Një grua nga Nepali ka vdekur nga asfiksia pasi ishte dëbuar në kasolle për shkak të menstruacioneve. Ky është rasti i dytë brenda javës, pas vdekjes së një nëne dhe dy fëmijëve në rrethana të ngjashme dhe ka shkaktuar zemërim .

Shumë komunitete në Nepal i shohin gratë në periudhën e menstruacioneve si të papastra dhe për pasojë i detyrojnë që të flenë në një kasolle larg shtëpisë, duke ndjekur një traditë shekullore të njohur si “chhaupadi”.

Parbati Bogati, 21 vjeç, u gjet e vdekur në një kasolle të mbushur me tym të enjten në mëngjes në lagjen perëndimore Doti, kur vjehrra e saj shkoi për ta kontrolluar. “Ne dyshojmë se ajo vdiq për shkak të thithjes së tymit dhe asfiksisë, sepse ajo e mbylli derën e kasolles pa dritare dhe ndezi një zjarr në dysheme për tu ngrohur gjatë natës”, tha për AFP, oficeri i policisë lokale Lal Bahadur Dhami.

Trupi është dërguar për autopsi, tha Dhami. “Chhaupadi” u shpall i  jashtëligjshëm në vitin 2005, por ende zbatohet në disa pjesë të Nepalit, veçanërisht në rajonet e largëta dhe konservatore perëndimore. Praktika është e lidhur me hinduizmin dhe i konsideron gratë të paprekshme gjatë menstruacioneve dhe pas lindjes. Nën traditën “Chhaupadi”, gratë janë të ndaluara të prekin ushqimin, ikonat fetare, kafshët dhe burrat.

Vetëm tre javë më parë një nënë dhe dy djemtë e saj në lagjen fqinje,  Bajura vdiqën nga të njëjtat rrethana për të respektuar traditën. Vdekjet e tyre nxitën banorët vendas të prishnin shtëpitë e ‘Chhaupadi’ në fshatin e tyre dhe autoritetet lokale paralajmëruan se shërbimet do t’iu mohoheshin për këdo që i detyronte vajzat dhe bijat e tyre që të ndiqnin praktikën e ndaluar.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Grabitje “hollivudiane” në Belgjikë, ‘skifterët’ hyjnë në bankë nga kanalizimet

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Antwerp të Belgjikës, ku grabitësit janë treguar shumë inteligjent, …