Shtëpia / Bota / Fëmijët po paguajnë çmimin e eksperimentit të tmerrshëm

Fëmijët po paguajnë çmimin e eksperimentit të tmerrshëm

Mëshirë për fëmijët në Venezuelë! Vdekje nga uria, etja apo sëmundjet e shërueshme , shitja e tyre tek maniakët seksualë apo thjeshtë braktisja. Ky është çmimi që po paguajnë fëmijët për shkak të eksperimenti të dështuar socialist në Venezuelë.

Më shumë se një në shtatë fëmijë aktualisht vuajnë nga kequshqyerja, pasi pagat e prindërve të tyre nuk mbulojnë më koston e fluksit të jetesës së përditshme. Sëmundjet e zakonshme të shërimit – fruthi, difteria dhe diarreja – të cilat ishin pothuajse të zhdukura nga shteti i pasur me naftë, tani po vrasin fëmijë në numër të madh. Pneumonia është duke iu marrë jetën atyre që janë shumë të dobët për ta luftuar.

Nënat e dëshpëruara po shesin trupat vajzave të tyre për seks, për të blerë ushqime. Prindërit e tjerë të varfër braktisën fëmijët në rrugë për të luftuar për veten e tyre. “Venezuela dikur ishte shteti më i pasur në Amerikën Latine”, tha Dr Huniades Urbina, drejtor i spitalit kryesor të fëmijëve të Caracas, për MailOnline. ‘Pacientët mund të vinin  në Karakas sepse në mund t’iu siguronim kujdesin më të mirë në rajon, ndërsa tani nuk mund t’i ushqejmë pacientët.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Grabitje “hollivudiane” në Belgjikë, ‘skifterët’ hyjnë në bankë nga kanalizimet

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Antwerp të Belgjikës, ku grabitësit janë treguar shumë inteligjent, …