Shtëpia / Bota / Grabitje “hollivudiane” në Belgjikë, ‘skifterët’ hyjnë në bankë nga kanalizimet

Grabitje “hollivudiane” në Belgjikë, ‘skifterët’ hyjnë në bankë nga kanalizimet

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Antwerp të Belgjikës, ku grabitësit janë treguar shumë inteligjent, pasi kanë përdorur tubat e kanalizimeve të një banke, për të hyrë brenda institucionit ku kanë marrë paratë dhe janë zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë.

Hetuesit belg janë duke ekzaminuar në mënyrë të specializuar tubat për të gjetur shenja të grabitësve, pasi kanë dyshime se ata kanë hyrë në një ndërtesë që ndodhej përballë bankës, nga ku më pas kanë hapur një tunel të gjatë katër metra për t’u lidhur me një tub kanalizimi, që kalonte nën një rrugë.

#td_uid_1_5c58a035c1489 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/71db0601-27d4-11e9-abcc-02b7b76bf47f-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c58a035c1489 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/74a74562-27d4-11e9-abcc-02b7b76bf47f-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c58a035c1489 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/auto_belgjika_1549291421-68628801549292042-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c58a035c1489 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/0c21e1d8-2881-11e9-abcc-02b7b76bf47f-1-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}

Sipas hetuesve, grabitësit kanë lëvizur zvarrë nëpër tubat me diametër 40 centimetra, e më pas kanë hapur edhe një tunel tjetër për të hyrë në dhomën ku ndodhet kasafortat e bankës.

Ata kanë arritur të hapin disa kasaforta të bankës “BNP Paribas”, por ende nuk është bërë publike shuma e parave të vjedhura. Banka e grabitur ndodhet afër ekspozitës së diamanteve, ku në vitin 2003 u vodhën stoli me vlerë 100 milionë dollarë.

Shiko dhe këto

Shqiptarë kujdes, ja si do e pësojnë azilkërkuesit mashtrues në Gjermani

Rregullat dhe qasja e re e Gjermanisë ndaj emigrantëve janë sa toleruese aq edhe me …