Shtëpia / Bota / Maduro kërcënon Trump: Do dalësh nga Shtëpia e Bardhë i mbuluar me gjak!

Maduro kërcënon Trump: Do dalësh nga Shtëpia e Bardhë i mbuluar me gjak!

Përplasja mes Nicolas Maduros dhe presidentit Donald Trump po bëhet çdo ditë edhe më e fortë. Maduro kërcënoi Trump se do të dilte nga Shtëpia e Bardhë i mbuluar në gjak, nëse do të ndërhynte në krizën e vendit të tij.

“Ndalu Donald Trump! Po bëni gabime që do t’iu mbulojnë duart me gjak, e do të dilni prej Shtëpisë së Bardhë i mbuluar në gjak. Le ta respektojmë njëri-tjetrin, apo mos dëshiron të përsërisësh një luftë Vietnami në Amerikën Latine?” kërcënoi Maduro.

E diela ishte edhe afati përfundimtar, i skaduar tashmë, vendosur nga disa prej vendeve europiane, si Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja, që kërkonin prej Maduros të mbante zgjedhje të parakohshme presidenciale. Ato ishin shprehur se do ta njihnin Guaidon si president të përkohshëm të vendit, nëse një angazhim i tillë nuk do të merrej nga Maduro.

Por, ky i fundit u përgjigj se nuk pranon ultimatume nga askush.

“Është e njëjta gjë sikur unë t’i them Bashkimit Europian, keni 7 ditë kohë për të njohur Republikën e Katalonjës, e nëse nuk e bëni ne do të ndërmarrim masa. Jo, politikat ndërkombëtare nuk mund të bazohen mbi ultimatume. Ka ikur epoka e perandorive dhe kolonive”, tha Maduro.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Grabitje “hollivudiane” në Belgjikë, ‘skifterët’ hyjnë në bankë nga kanalizimet

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Antwerp të Belgjikës, ku grabitësit janë treguar shumë inteligjent, …