Shtëpia / Bota / Rritja e temperaturave do ta ndryshojë ngjyrën e oqeaneve

Rritja e temperaturave do ta ndryshojë ngjyrën e oqeaneve

Temperaturat në rritje do ta ndryshojnë ngjyrën e oqeaneve të botës, duke i bërë ato më të kaltër në dekadat e ardhshme, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, rritja e nxehtësisë do ta ndryshojë përzierjen e fitoplanktonit ose organizmave të vegjël detarë, të cilët thithin dhe reflektojnë dritën.

Shkencëtarët thonë se do të ketë më pak sish në ujëra në dekadat e ardhshme.

Një gjë e tillë, sipas tyre, do të ndikojë në ndryshimin e ngjyrës në më shumë se 50% të oqeaneve të botës deri në vitin 2100.

“Ajo çfarë kemi zbuluar, është se ngjyra do të ndryshojë, ndoshta jo aq shumë sa të shihet me sy, porse sensorët do ta dallojnë”, tha autorja kryesore e studimit, Stephanie Dutkiewicz, nga Instituti i Masaçusets i Teknologjisë.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Grabitje “hollivudiane” në Belgjikë, ‘skifterët’ hyjnë në bankë nga kanalizimet

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Antwerp të Belgjikës, ku grabitësit janë treguar shumë inteligjent, …