Shtëpia / Politika / Antimitingu i Ramës në Vlorë, analisti: Tregues dobësie, qeveria s’ka besim

Antimitingu i Ramës në Vlorë, analisti: Tregues dobësie, qeveria s’ka besim

Analisti Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e emisionit “A Show” komentoi protestën e 16 shkurtit. Ai tha se ajo nuk ishte as sukses dhe as dështim, por në situatën ku ndodhet vendi e dha efektin e saj.

Të ashtuquajturin “antimitingun” e Ramës në Vlorë në të njëjtën ditë kur opozita protestonte, Krasniqi e cilësoi si tregues të dobësisë.

“Është tregues i dukshëm dobësie. Rama donte të thoshte që i kam besnikët, që më ndjekin nga pas. Qeverisë i mungon fryma e besimit dhe transparenca”,- tha ai.

Sipas Krasniqit, problemi i madh i Shqipërisë është që kemi pasur rotacion nga lodhja me njërën palë dhe kemi votuar kundër saj dhe jo pro një kandidati tjetër.

Analisti deklaroi fort se “Shqipëria sot nuk ka qeverisje, ka ca individë që marrin vendime. Mazhoranca nuk është funksionale. Ata imitojnë liderin, ju mungon kohezioni dhe debati, nuk ka strategji. Nuk ka asnjë reformë, kemi humbur një vit”,- shtoi ai.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …