Shtëpia / Politika / Balla publikon foton: Arrestohet “miku” i Lulzim Bashës

Balla publikon foton: Arrestohet “miku” i Lulzim Bashës

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar sot se është arrestuar në Tiranë, “miku” i Lulzim Bashës, shtetasi Arben Xibri, që sipas socialistit është i akuzuar për trafikim të 130 kg kanabis.

Balla ka publikuar në Facebook dhe një fotot të Bashës me personin që pretendon se është Arben Xibri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS thekson më tej se në protestën e opozitës, morën pjesë dhe persona me precedent penal si Arben Xibri dhe sipas tij, PD nuk është distancuar nga kjo dhunë kundër institucionit të Kryeministrisë.

“Mediat raportojnë se sot është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim Bashës, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. Arben Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”. Po ashtu siç u pa dhe siç konfirmuan edhe arrestimet e policisë së shtetit në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri.

Është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precendentë penalë në dhunën e ditës së shtunë kundër institucionit të Këshillit të Ministrave”, shkruan Balla.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …