Shtëpia / Rajoni / “Ballkani do të zbrazet”, eskperti: Po shkojmë drejt një lufte të re në Kosovë!

“Ballkani do të zbrazet”, eskperti: Po shkojmë drejt një lufte të re në Kosovë!

Anëtari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, ka komentuar për TV N1 klimën konfliktuale që po përshkon Ballkanin prej disa muajsh, teksa gjakrat janë ndezur pas zërave për një marrëveshje paraprake për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi.

Janjiç ka thënë se “fuqitë e mëdha kanë planin B dhe nëse nuk arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës çdo gjë do të na shpierë drejt konflikteve të armatosura të lokalizuara në Kosovë”.

Sipas ekspertit të njohur, aktualisht dialogu Serbi –Kosovë gjendet në pat pozicion, e pat pozicioni në shah do të thotë se nuk mund të bëhet asnjë lëvizje, por në kushtet aktuale është e domosdoshme të bëhet një lëvizje e re për të cilën amerikanët do të thoshin diçka më kreative.

“Serbët do të thonë na jepni diçka nga territori që të heqim dorë nga Kosova, e pala kosovare përgjigjet me synime maksimale. Që nga vrasja e Oliver Ivanoviçit i kemi të gjitha sinjalet se bëhet fjalë për destabilizim serioz politik të Kosovës, Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo po merr elementet e përgatitjeve për konflikte me armë”, ka theksuar ai.

Janjiç mendon se fuqitë e mëdha kurrë nuk e luajnë planin A, por gjithmonë e kanë të gatshëm planin B.

“Politika amerikane është politikë e menaxhimit të konfliktit, ju fton të shkoni në Shtëpinë e Bardhë dhe ta zgjidhni këtë paqësisht. Nëse kjo dështon, realizohen qëllimet e saj. E cili është qëllimi amerikan në Ballkan? Të pakësojë shpenzimet, ta zvogëlojnë praninë ushtarake, ta bartin atë te NATO-ja, evropianët, e kjo do të thotë se asaj i duhet lidhja ushtarake dhe e sigurisë në pjesën që do ta ketë në mënyrë të pakontestueshme NATO: Malin e Zi – Kosovën – Maqedoninë. Frikohem se kjo politikë do ta shtyjë Kosovën të heqë taksën, të heqë dorë nga Vuçiç e nga ana tjetër ta përkrahë Kosovën në qëllimet maksimale, dhe e gjitha do të rezultojë me konflikt të armatosur”, nënvizoi Janjiç.

Përveç të tjerave fatin e Ballkanit Perëndimor, Janjiç e lidh edhe me dëshirën e vendasve si në Kosovë, Shqipëri, Serbi e Maqedoni për të emigruar, duke thënë se rajoni do të zbrazet dhe do të popullohet me aziatik e sirianë.

“Dhe t’ua them më banalen,i kam pyetur politikanë kosovarë : Nëse shpërthen konflikti, sa njerëz do ta lëshojnë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën?’ Ata thonë : ‘1 milion e gjysmë’, dhe pyeta ‘e nëse ndodh liberalizimi?’, prapë thanë: ‘1 milion e gjysmë’.. Ne jemi pjesë e lëvizjeve botërore – Ballkani do të zbrazet, natyrshëm ose shpejt, e diku duhet pranuar njerëzit nga Siria dhe Azia Qendrore”,ka sqaruar eksperti.

Ai ka shtuar se në vitet 90 mjaftonte që 15 njerëz të Sheshelit të shkonin në Sllavoni dhe të niste konflikti.

“E tani i kemi rreth 1.500 luftëtarë të ISIL-it në Ballkan, e sa të tjerë janë në Donbas?, ka shtruar pyetjen retorike ai.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …