Shtëpia / Ekonomia / Debati në Open/ Spitali Amerikan nisi si investim dhe përfundoi si koncesion

Debati në Open/ Spitali Amerikan nisi si investim dhe përfundoi si koncesion

“Djegia e mandateve” të Partisë Demokratike ishte tema e nxehtë e debatit në emisionin “Open”, por që në një moment ka devijuar në një përplasje midis pronarit të “Report Tv”, Karlo Bolino dhe botuesit Fahri Balliu.

Në përpjekje për të denoncuar aferat korruptive të qeverisë së Edi Ramës, Balliu përmendi skandalin me tenderin e hemodializës që duket se ka shkuar në duart e drejtuesve të “Spitalit Amerikan” në Tiranë.

Botuesi i gazetës “55” tha se “Report Tv” i Bolinos ka bërë një kronikë goxha të mirë për Spitalin Amerikan, ku ka zbuluar skandalin me PPP-në e hemodializës.

“Spitali Amerikan nisi si investim dhe përfundoi si koncesion”, tha Balliu, por Karlo Bolino iu përgjigj, duke thënë se “Spitalin Amerikan e bëri Sali Berisha”.

“Sali Berisha u investua në ngjizjen e fenomenit, modelit të “Spitalit Amerikan’”, tha ai.

Ndërkohë në artikullin investigues të “Report Tv” thuhej: “Një fill i hollë dhe i padukshëm që lidh tre shoqëri holandeze, të cilat kanë administrator dhe zyra të përbashkëta, bashkon dy koncensionet më të mëdha të dhëna nga Shteti në sektorin e shëndetit publik me monopolistin e shëndetësisë private në Shqipëri. Sërish, si në skandalin e D.H.Albania, mburoja e shoqërive offshore përdoret nga biznesmenë shqiptarë për të fshehur nga sytë e shtetit përfituesit e vërtetë të koncensioneve dhe fondeve publike. Deri tani njiheshin vetëm pjesërisht lidhjet ekzistuese mes pronarit të Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu dhe koncesionit PPP për shërbimin e hemodializës të firmosur me Ministrinë e Shëndetësisë me 25 maj 2016 për një vlerë prej 8 miliardë lekë të reja. Por dokumente të reja të zbuluara nga redaksia investigative e Shqiptarja.com nxjerrin në sipërfaqe një lidhje të fshehtë edhe mes këtij koncensioni dhe koncensionit për laboratorët e analizave, një tjetër PPP që për një vlerë 13 miliardë lekë të reja, në prill 2017, u dha privatëve edhe administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare”.

Shiko dhe këto

Ligji i ri/ Sigurimi i automjeteve dhe aksidentet, tarifat e ndryshme: Ja sa bëhen!

Qeveria ka gati projektligjin të ri për sigurimet, i cili shtrëngon edhe më shumë mjetet …