Shtëpia / Politika / Debati Shehi-Nazarko/ “Je një shërbyes i denjë i pushtetit”, “Pi na një gotë raki”

Debati Shehi-Nazarko/ “Je një shërbyes i denjë i pushtetit”, “Pi na një gotë raki”

Të ftuar në emisionin “Open” për të diskutuar vendimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve për të djegur mandatet parlamentare, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe analisti Mentor Nazarko janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

I cilësuar nga Shehi si analist i krahut të majtë për mënyrën se si interpretoi vendimin, Nazarko ju kthye ashpër deputetit, duke i thënë se është një personazh komik që di vetëm të pijë raki.

“Ti je një shërbyes i denjë i pushtetit”, tha Shehi, ndërsa Nazarko u përgjigj: “Ti je personazh komik, me raki pa raki je komik”.

“Unë kam qenë në institucione që nga 2000, po të doja kisha hyrë në politikë dhe e bëja më mirë se ty”, shtoi Nazarko.

DEBATI:

Dashamir Shehi: Ti fole gjysmë ore dhe nuk të ndërpreu njeri. Rri aty. Situata nuk është tragjike as komike, por është e rëndë ndaj kemi vendosur të reagojmë.

Mentor Nazarko: O njeri kush je ti që i ndan njerëzit bardh e zi. Ti s’ke kuptuar as pluralizmin që mbron. I nda n njerëzit këtej e andej.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …