Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve/ BE-SHBA nisin lëvizjet, takim urgjent në zyrën e Ramës

Djegia e mandateve/ BE-SHBA nisin lëvizjet, takim urgjent në zyrën e Ramës

Shqipëria zyrtarisht si para çdo procesi zgjedhor në këto 28 vitet e fundit, gjendet këtë fund-shkurti në një situatë të tensionuar politike, ku gjuha e përbashkët midis opozitës dhe mazhorancës duket shumë e vështirë për t’u gjendur.

Me qershorin që na sjellë në derë vendimin e BE-së për fatin e negociatave të anëtarësimit dhe zgjedhjet lokale, opozita ka vendosur unanimisht të djegë mandatete, duke futur në kolaps Parlamentin.

Teksa Lulzim Basha me aleatët e tij e konfirmoi pak minuta më parë se do të bëhen bashkë me popullin dhe do të jenë bashkë kundër Edi Ramës deri në largimin e tij dhe konfigurimin e një qeverie tranzitore, dy përfaqësuesit e ndërkombëtarëve, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë shkuar në Kryeministri.

Dy diplomatët po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë Edi Rama, ku temë e diskutimit me shumë gjasë do të jetë situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …