Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve, Rama ironizon PD-LSI: Juvja s’durohet më, djegim fanellat

Djegia e mandateve, Rama ironizon PD-LSI: Juvja s’durohet më, djegim fanellat

Kryeministri Edi Rama nuk duket aspak i shqetësuar për  vendimin e partie opozitare për të djegur të gjithë në bllok mandatet parlamentare, duke lënë PS të vetme në Kuvend.

Teksa për “Corriere Della Serra” tha se nuk e mendon dorëheqjen apo zgjedhjet e parakohshme, Rama mbrëmjen e sotme ka nisur edhe të ironizojë vendimin e Lulzim Bashës dhe aleatëve.

Për të realizuar qëllimin e tij si shembull ka marrë Juventusin dhe dominimin 7 vjeçar të klubit nga Torino në Serie A.

“Ky Juventusi s’durohet më!Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, shkruan Rama në Twitter duke u “tallur” me deklaratat e PD-LSI.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …