Shtëpia / Sport / Franca e shokuar, mbishkrime raciste ndaj Mbappesë në Paris

Franca e shokuar, mbishkrime raciste ndaj Mbappesë në Paris

Në stacionet e trenave në kryeqytetin e Francës, Paris, kanë nisur të shfaqen mbishkrime raciste kundër sulmuesit të kampionëve të Ligue 1, Kylian Mbappe. Në disa vagonë është shkruar “Mbappe, bir k… hebre”, ndaj autoritet vendase kanë nisur menjëherë hetimet: “Është një sulm ndaj diversitetit dhe imazhit e vendit, jo vetëm ndaj Mbappesë, por kundër Francës.”

SNCF, shoqata e transportit në Paris, ka vënë në dispozicon të policisë të gjitha regjistrimet që mund të ndihmojnë në individualizuar fajtorët.

I gjithë opinioni në Francë është skandalizuar nga ky fakt, çka ka sjellë reagimet e personaliteteve të vendit.

“Faji” i Kylian Mbappesë, që ka lindur në Paris, lidhet me faktin se është i biri i një babai kamerunas dhe i një nëna algjeriane.

“Është shembull i racës së përzier për të cilën jemi krenarë. Nëse sulmon një qytetar për ngjyrën e lëkurës, po sulmon Republikën,” – nënvizon Lidhja Ndërkombëtare kundër Racizmit.

Federata Franceze e Futbollit vetëm gjatë javëve të fundit ka marrë dy vendime ndëshkimore për koret raciste nëpër stadiumi.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …