Shtëpia / Politika / Juventusi & djegia e mandateve, opozita –Ramës: Edhe ti hajdut, do biesh në Serinë B!

Juventusi & djegia e mandateve, opozita –Ramës: Edhe ti hajdut, do biesh në Serinë B!

“Ky Juventusi s’durohet më!Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha”!

Kjo ishte ironia therëse që kryeministri Edi Rama bëri sot me vendimin e PD, LSI dhe aleatëve të tjerë opozitarë për të djegur mandatet parlamentare, për t’i prirë revoltës popullore në shesh e rruge.

Shefi i qeverisë përdori triumfin 7 vjeçar të kampionëve të Serie A për të treguar forcën  PS dhe qeverisë së tij, ndërsa rivalët politikë i krahason me ata që ndjekin suksesin e liderëve nga poshtë.

Por, Rama harroi se Juventusi është përfshirë më parë në një skandal të madh vjedhje si “Calciopoli”, që i kushtoi humbjen e një titulli kampion dhe rrëzimin në Serie B, ku qëndroi për disa sezone futbollistike.

Dhe lidhjen mes tij dhe Juventusit, si hajdut natyrisht, ja kujtuan menjëherë dy deputetë të LSI dhe PD.

Fillimisht deputeti i PD, Ervin Salinjani i kujtoi Ramës se politika nuk ka lidhje me topin, por meqë ai e krahason PS me Juventusin, si interist ai thotë se mban mend mirë që “bardhezinjtë ranë në Serinë B, kur u zbulua se trukonin ndeshje”.

“Politika nuk është çështje topi! Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e mbaj mënd mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnjë ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat! Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh për shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht, por drejtuesi i tij!”, shkruan Salianji në PD.

Edhe kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili reagoi menjëherë pas “shpjegimit sportiv” që kryeministri i bëri vendimit të opozitës për të djegur mandatet.

Në Facebook, Vasili shkruan se Rama mendon si hajdut, ndaj gjen Juventusin të krahasohet.

“Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin qe vodhi kampionatin. Po ç’eshte ky idiot kryeministër! Shpjegojani rrypit,qe kur Juventusin e zunë qe vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash,e bene shembull ja hoqën kampionatin dhe e çuan ne serine B. Po ky shpirtin tek hajdutlleqet e ka,ndaj edhe shembujt me hajdutlleqe i jep, ndaj e krahason veten me Juventusin”, shkruan Vasili.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …