Shtëpia / Aktualitet / Kapet shqiptari në Napoli, kishte fshehur mbi 1 ton hashash në… (EMRI & VIDEO)

Kapet shqiptari në Napoli, kishte fshehur mbi 1 ton hashash në… (EMRI & VIDEO)

Një sasi rekord droge është sekuestruar në Campagna, një nga provincat e Napolit në Itali dhe protagonistë janë trafikantët shqiptarë.

Sipas NapoliToday, në total janë sekuestruar 1.250 kg kanabis që ishte fshehur në disa kamionë të ngarkuar me portokalle dhe qepë.

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen si posedues dhe transportues të lëndës narkotike. Ata janë, shqiptari Sami Bodini, 54 vjeçar dhe dy shtetas italianë, shoferë të kamionëve.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2

Maxi carico di droga tra arance e cipolle: 3 uomini bloccati in via Campana.LEGGI — >>> http://www.teleclubitalia.it/157236/pozzuoli-cipolle-e-arance-stupefacenti-3-arresti-sono-di-marano-e-casoria-nomi/

Gepostet von Tele Club Italia am Sonntag, 17. Februar 2019

Në kamionin e parë, i drejtuar nga 37-vjeçari italian Antonio Sciëone, i shoqëruar nga emigranti shqiptar, u gjet mes qepëve sasia prej 836,4 kg hashash.

Në kamionin e dytë, drejtuar nga shoferi italian Salvatore Caëavale, 56 vjeç, u gjet ngarkesa tjetër prej 414 kg, e fshehur mes portokalleve.

Pas formaliteteve, personat e arrestuar u dërguan menjëherë në burgun Poggioreale në Napoli.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …