Shtëpia / Politika / Kryemadhi nuk ndalet: Brukselit nuk i bëhet vonë për Shqipërinë!

Kryemadhi nuk ndalet: Brukselit nuk i bëhet vonë për Shqipërinë!

Djegia e mandateve është një çështje që ka shqetësuar edhe Bashkimin Europian, me zëdhënësen e KE, Maja Koçijançiç, e cila deklaroi për ATSH se në Bruksel pritet që qeveria dhe opozita shqiptare të angazhohen për të tejkaluar situatën aktuale politike, pasi vendimi më i fundit dëmton rrugën e integrimit europian të vendit.

Por, për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në kushtet aktuale nuk e ka mendjen te Shqipëria, port ë problemet e brendshme të bllokut dhe zgjedhjet e ardhshme për PE.

“Pse opozita është larg Brukselit sepse Brukseli ka hyrë në makinerinë e burokracisë dhe sot për hir të vërtetës, nuk i bëhet fare vonë për Shqipërinë sot sepse ka hallin çfarë do të ndodhi në maj me zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pra cilat do të jenë raportet dhe forcat, ku do të jenë social-demokratët dhe normalisht të kapim çfarë të hapim”, tha Kryemadhi në emisionin “360 Gradë”.

Ndërkohë gazetarja Eris Zykaj, që mbulon prej disa vitesh Brukselin tha se deklarata e zëdhënëses së shefes së politikës së jashtme të BE-së, është e pasaktë dhe ka disa gabime.

“Ka një problem me këtë, sepse është një përgjigje e vjetër, me thelbin dhe terminologjinë. Katër fjali janë të vjetër ku përmendet fjala bojkot ku nuk bëhet fjalë për bojkot më. Ka edhe një tjetër gabim ku thuhet për “thirrjet” që kanë bërë disa parti politike. Nuk bëhet fjalë për thirrje por për vendim të të gjithë grupeve të partive të opozitës siç i keni dëgjuar sot. Nuk është e saktë ajo që thotë ajo. Nuk ka asnjë lloj citimi fjalie për problematikën e opozitës”, deklaroi Zykaj.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …