Shtëpia / Politika / Ndizen gjakrat, Berisha flet për “Il Messagero”: Rama ik, ose do të vrasin!

Ndizen gjakrat, Berisha flet për “Il Messagero”: Rama ik, ose do të vrasin!

Opozita shqiptare ka marrë një vendim drastik për të djegur mandatet, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, ithtar i kësaj ideje që prej një viti ka folur për median italiane “Il Messagero”, duke shpjeguar se çfarë e pret Shqipërinë dhe Edi Ramën në muajt në vijim.

Berisha gjithashtu me tone të ashpra ka thënë se nëse kryeministri Edi Rama nuk do japë dorëheqjen atëherë qytetarët do ta vrasin dhe do ta hedhin atë në lumë.

“Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatitjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqen sociale në Shqipëri. Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë”, ka thënë Berisha.

Në intervistën e realizuar pas protestës së opozitës, Berisha ka mbrojtur edhe qytetarët që dolën të shtunën në shesh, duke justifikuar veprimet e tyre të dhunshme me “terrorin” që sipas tij ushtron prej 5 vitesh qeveria e Edi Ramës.

Sa i përket reagimit të komunitetit ndërkombëtar që ka dënuar dhunën e treguar në protestën e së shtunës, ish-kreu i ekzekutivit ka nënvizuar se ndërkombëtarët e kanë dënuar dhunën, por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës.

Berisha ka sqaruar gjithashtu se protestat e opozitës do të vijojnë deri sa të pranohet kërkesa për qeveri tranzitore.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama po në një intervistë për një media italiane, si prestigjiozja “Corriere della Sera” tha se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …