Shtëpia / Politika / PD-LSI në protestë nga frika e SPAK? Kryemadhi: Tani s’kemi mandat, le të na arrestojnë

PD-LSI në protestë nga frika e SPAK? Kryemadhi: Tani s’kemi mandat, le të na arrestojnë

Protesta e opozitës së bashkuar para Kryeministrisë më 16 shkurt u komentua gjerësisht në media, me rivalët e tyre të majtë që madje thanë se Lulzim Basha, Sali Berisha e Monika Kryemadhi duan destabilizimin e vendit pasi kanë frikë drejtësinë e re dhe një arrestim të mundshëm nga SPAK ose BKH.

Teksa këto dy institucione të reja në kuadër të reformës në drejtësi pritet të ngrihen së shpejti, Monika Kryemadhi u pyet në emisionin “360 Gradë” nëse protesta bëhet kundër reformës në drejtësi.

Kryetarja e LSI-së tha se tani që janë pa mandat, gjithkur mund të vijë dhe ti arrestojë.

“Tani që i dogjëm mandatet dhe jemi pa imunitet mund të na arrestojnë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Ne i dogjëm mandatet dhe gati na kanë dhe të vijnë të na vënë prangat. Me zi po presim aman”, tha ajo.

Kryemadhi gjithashtu sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se e ka marrë me qira Partinë Socialiste dhe nuk po e zbaton siç duhet kontratën me të.

“Rama e ka marrë me qira Partinë Socialiste, por problemi është se kontratën që ka marrë nuk e zbaton. Është njësoj sikur një objekt që e merr me qira. Pronarët janë socialistët. Unë jam një nga njerëzit që kam dhënë vitet më të bukura të jetës time në Partinë Socialiste. Ika sepse ishte zgjedhja ime dhe nuk kam të drejtën të them. Ka edhe burra dhe gra që kanë kontribuar në Partinë Socialiste edhe pse nuk janë personazhe që dalin në publik sepse lejet i jep vetëm Endri Fuga. Po të shikoni që edhe varfëria e personazheve që dalin sepse të gjithë socialistët nuk janë të gatshëm dhe nuk e suportojnë dot”, deklaroi Kryemadhi.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …