Shtëpia / Politika / Rama me bojë i pari i “Reuters”, Paloka: E bëra të famshëm faqeziun!

Rama me bojë i pari i “Reuters”, Paloka: E bëra të famshëm faqeziun!

Boja e zezë në fytyrën e një kryeministri, në një skenë të pazakontë në një sallë Parlamenti, duket se ka tërhequr të gjithë lexuesit e “Reuters”, duke e bërë foton ku Edi Paloka “sulmon” Edi Ramën më të klikuarën në kolazhin me 25 fotot e javës.

Fotoja e Ramës u realizua në seancën e të enjtes së kaluar, me deputetin e PD Edi Paloka që hodhi bojë me anë të një shiringe në drejtim të shefit të qeverisë.

Për gjestin në fjalë Paloka u përgëzua edhe nga protestuesit në tubimin para Kryeministrisë të shtunën, ndërsa sot me triumfin në “Reuters”, nuk e ka fshehur dot emocionin.

“E bëra të famshëm…”, shkruan nënkryetari i PD në një postim të gjatë në Facebook, ku i kujton Ramës se “çfarë nuk ka bërë për te tërhequr vëmendjen e ndërkombëtareve dhe mediave te huaja”.

“Ka shkuar me atlete ne samite ndërkombëtare, madje dhe ne sallone e oborre mbretërore; ka hapur ekspozita si kryeministër ne galeritë me te shtrenjta te botes ; ka bere ekscentrikun, sharlatanin e karagjozin sa ka mundur ne takime ndërkombëtare; ka paguar miliona për intervista e reportazhe; ka angazhuar dhe Sorosin për ti bere publicitet ne mediat qe kontrollohen prej tij… Po nuk arriti kurrë te merrte vëmendjen dhe publicitetin qe mori pas te enjtes se kaluar”, konstaton Paloka.

Sipas ligjvënësit demokrat, ishte pikërisht “faqja e tij e zeze që beri shëtitjen e mediave nga vendet arabe ne SHBA, nga Evropa ne Azi”.

“E jo shaka po gjithë mediat me te rëndësishme te planetit.  Sot ka fituar dhe çmime nga këto media (Reuters apo BBC) si kryeministri faqezi dhe gojeqelbur i Shqipërisë”, shprehet ai.

Në fund Paloka thotë se në momentin që e sulmoi duke i hedhur bojë, Edi Rama e ka fyer dhe kërcënuar, madje duke i thënë se do të vazhdonte ta bullizonte në Kuvend.

“Po e them tani per here te pare ( kam deshmitare spiropallen): Nje nga momentet qe nuk e kapen dot mediat, nje nga ato shume momente kur kryeministri i “rilindjes” shan e shfryn nga vendi pa mikrofon, sapo ishte bojatisur, mu drejtua duke me kercenuar. Me kercenoi se do vazhdonte te me “bente qesharak” ne Parlament… E thene nga ai eshte per tu marre ne konsiderate, por pa modesti fare, dyshoj qe sado te perpiqet, do arrij te me bej “te famshem” aq sa arriti ai brenda nje dite…”, nënvizon Paloka.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …