Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Rama me bojë, “Reuters” e shpall foton e javës

Rama me bojë, “Reuters” e shpall foton e javës

Fotoja e kryeministrit Edi Rama, i bërë i gjithi me bojë, është renditur te fotot e javës së agjencisë prestigjoze të lajmeve “Reuters”.

Në këtë kolazh fotosh të “Reuters” janë në total 25 foto, por ajo e kryeministrit shqiptar renditet e para.

Të enjten, gjatë seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka hodhi bojë me anë të një shiringe në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sado që u përpoq të mbrohej, Rama nuk i shpëtoi dot spërkatjes. Sipas Palokës, kjo ishte një kundërpërgjigje e tij ndaj ofendimeve të kryeministrit Rama.

Ky i fundit e ka quajtur Palokën “mistër TH-ja”, duke e tallur para të gjithë gjatë një seance plenare.

Linku

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …