Shtëpia / Politika / Sa vota keni vjedhur dhe sa keni vrarë?! Përgjigjet Kryemadhi: Kam përdhunuar…

Sa vota keni vjedhur dhe sa keni vrarë?! Përgjigjet Kryemadhi: Kam përdhunuar…

Në antimitingun që zhvilloi në Vlorë më 16 shkurt, kur opozita protestoi poshtë zyrës së tij, kryeministrit Edi Rama sulmoi drejtpërdrejtë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se ajo ka blerë vota  dhe ka vrarë njerëz.

Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit nga studio e emisionit “306 Gradë”, Kryemadhi tha se ka “përdhunuar” vetëm bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta.

DEBATI:

Zheji: Dëgjuam kryeministrin aktual në antimitingun e Vlorës duke ju akuzuar për tre gjëra. Keni blerë vota, keni përdhunuar dhe keni vrarë. Sa vota keni vjedhur, sa keni përdhunuar  dhe sa keni vrarë.

Kryemadhi: Vetëm po të kem përdhunuar Ilir Metën, duhet ta pyesnin atë. E dyta. Rama në Vlorë ishte në panik për mua. Ishte i destablizuar mendërisht edhe pse e kishte stimuluar energjinë dhe zërin e tij. Nuk arrinte dot të menaxhonte dhe tregonte siguri tek nëpunësit e administratës. Asnjë vlonjat, nuk kishte aty. Më bën për të qeshur dhe nuk duhet marrë seriozisht.

Artur Zheji: Me votat tuaj është bërë kryetar bashkie, dhe kryeministër;

Monika Kryemadhi: Tani ikën ai.

Artur Zheji: A ju morën ndërkombëtarët në telefon për të mbyllur protestën.

Monika Kryemadhi: Nuk është fare e vërtetë. Ishte vendim sovran dhe i pavarur.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …