Shtëpia / Politika / Shuhen dyshimet, Kryemadhi: LSI i bashkohet PD-së në djegien e mandateve!

Shuhen dyshimet, Kryemadhi: LSI i bashkohet PD-së në djegien e mandateve!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dhënë fund dyshimeve për bashkimin ose jo të LSI-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë opozitarë në vendimin për të djegur mandatet parlamentare.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, pas mbledhjes së grupit parlamentar ku ka pasur edhe debate të forta, Kryemadhi ka sqaruar se partia që ajo drejton sheh si rrugëzgjidhje të vetme për kushtet ku gjendet vendi, vetëm djegien e mandateve.

“Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të ndërmarr të gjithë hapat statutorë E politikë në përmbushje të këtij vendimi”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, theksoi se vendimi është marrë duke u mbështetur plotësisht në zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar për një qeveria tanzitore që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …