Shtëpia / Aktualitet / Vdekja e shqiptarit në Selanik, mjekët: S’ia shkaktoi grushti i të birit, por…

Vdekja e shqiptarit në Selanik, mjekët: S’ia shkaktoi grushti i të birit, por…

Një vdekje në një familje shqiptare në Selanik, që fillimisht u dyshua se ishte krim në familje, rezulton të mos jetë e tillë sipas mjekëve që kryen ekspertizën ligjore të trupit të 48-vjeçarit që ndërroi jetë.

Është e vërtetë se shqiptari ndërroi jetë pas përleshjes fizike që pati me të birin 20-vjeçar shumë pranë një këndi lojërash në lagjen Athanasios, por mjeku ligjor thotë se nuk janë vetëm frakturat e shkaktuara nga i biri shkaktar i vdekjes së tij, pasi 48 vjeçarit i ka pushuar zemra.

Autopsia e kryer nga mjeku ligjor zbulon se plagët nuk ishin aq të rënda sa për të justifikuar vdekjen e shqiptarit nga grushtet e të birit, ndërsa 20-vjeçari vijon të mbahet i arrestuar.

Përfundimi i ekzaminimit mjeko-ligjor do të përcillet para gjykatësit hetues, ndërsa i biri i viktimës pritet të dalë përpara gjykatës të mërkurën.

Ai ka rrëfyer se ishte takuar me babain në parkun e lodrave pas një sherri të mëparshëm midis tyre, duke nisur konfrontimin fizik. Në duart e djalit janë gjetur gërvishtje, ndërsa viktima ka pësuar lëndime traumatike dhe thyerje.

Duket se pas krimit fshihet një dramë familjare. Sipas dëshmisë së 20 vjeçari, babai i tij ishte i dhunshëm dhe e kishte rrahur shumë herë atë nën efektin e alkoolit.

Ai ka deklaruar se ka qenë i detyruar të punojë për të mbajtur nënën dhe motrën e tij më të vogël, ndërsa babai 48-vjeçar i dhunonte të gjithë në familje, ndërsa për incidentet kishin dijeni edhe fqinjët.

Në një rast, mediat greke raportojnë se 48-vjeçari kishte kërcënuar me thikë djalin dhe bashkëshorten e tij.

Mediat greke gjithashtu shkruajnë se 20 vjeçari shqiptar ishte një djalë i rregullt në lagje dhe punonte për të mbajtur familjen e tij. “STAR” e cilëson atë si një fëmijë pune, që jepte gjithçka për të mbajtur nënën dhe motrën e tij.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …