Shtëpia / Politika / Vendimi i opozitës, Spahiu: Po djegim mandatet ilegjitime të mazhorancës

Vendimi i opozitës, Spahiu: Po djegim mandatet ilegjitime të mazhorancës

Pasditen e sotme me një deklaratë nga selia e LSI-së, të kryetares së kësaj partie, Monika Kryemadhi u shua çdo dyshim për përplasje brenda opozitës për propozimin e Lulzim Bashës për djegie mandatesh.

Kryemadhi në emër të LSI deklaroi se deputetët e saj do të djegin mandatet parlamentare ashtu siç do bëjë PD me aleatët, për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira me në krye një qeveri tranzitore.

Këtë vendim unanim të grupit të LSI e ka mbështetur edhe deputetit i qarkut të Dibrës, Përparim Spahiu.

Ligjvënësi që përfaqëson Bulqizën në Parlament, shkruan në Facebook se “opozita nuk po djeg mandatet e saj, por ajo po djeg mandatet ilegjitime të mazhorancës!”
Sipas, Spahiut kjo është faktuar tashmë dhe këtu me shumë gjasë i referohet skandaleve të zbuluara nga “Zëri i Amerikës” për blerje votash në qarqet Durrës e Dibër.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …