Shtëpia / Aktualitet / Vlora e bandave, si rivalizonte grupi i “Çipurit” me Zani Çaushin dhe “Xhelitajt”

Vlora e bandave, si rivalizonte grupi i “Çipurit” me Zani Çaushin dhe “Xhelitajt”

Zani Caushi (majtas) dhe Armando Sulejmani (djathtas)

Të dielën krimi goditi sërish në Vlorë, në një ngjarje me dy viktima dhe një të plagosur, që nga hetimet e deri tanishme duket të jetë një larje hesapesh midis bandave për trafikun e narkotikëve dhe vrasjet e ndodhura ndër vite në qytetin bregdetar.

Objektivi i këtij atentati mafioz, Armando Sulejmani ia hodhi paq ashtu siç kishte ndodhur edhe në 23 maj të 2016-ës, kur ju bë pritë në daljen e banesës së tij. Viktima mbetën dy “ushtarë” të tij, Aurest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët i ishin bërë mburojë që pas atentatit të parë, kur i njohuri me nofkën “Çipuri” vendosi të rrethonte me kamera gjithë pallatin e tij.

42-vjeçari është një emër i njohur për Policinë e Vlorës dhe njihet si anëtar i grupit “Gaxhai”, i drejtuar nga Gazmir Brakaj.

Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri”

Sulejmani akuzohet për shumë vrasje bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit, por ai njihet për të shkuarën “e artë” në fushën e krimit të organizuar.

Për t’u kthyer pas në vitin 1997, do të kujtojmë se grupi i “Gaxhait” ku bën pjesë 42-vjeçari ka rivalizuar fortë me dy banda të njohura, si ajo e Zani Çaushit dhe “Xhelitajve”.

Vlora e njohur si qyteti i bandave ishte e ndarë asokohe në tre zona, që kontrolloheshin nga grupet e mësipërme. Grupi i “Gaxhait” ushtronte aktivitet kriminal në qytetin bashkë me dy grupe të tjera, grupin e “Xhelitajve” në lagjen “Çentrale” dhe grupin e Zani Çaushit në lagjen “Çole”.

Gjatë muajit mars ‘97, këto grupe nuk kishin ndonjë konflikt me njëri-tjetrin, por më pas, gjatë veprimtarisë së mëtejshme, filluan të viheshin re aktivitetet e para për t’u konsoliduar më pas si banda të armatosura dhe me plane të qarta veprimi.

Momenti i krijimit të këtyre grupeve të armatosura ishte fundi i muajit mars 1997. Gazmir Brakaj, i njohur si “Gaxhai”, kishte në grupin e tij Armando Sulejmanin, Sokol Sinomatin, Edmond Leskajn, Gazmend Nebiun si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar.

Zani Caushi në qeli

42- vjeçari i akuzuar për disa vrasje u arrestua në Itali dhe më pas më 29 janar 2008, u krye ekstradimi i tij për në Shqipëri. Ekstradimi u krye në ekzekutim të dënimit të tij për vrasje dhe plagosje të ndodhur në vitin 2003, ku ndaj tij pati një dënim me 20 vite burg.

Por, ndërkohë Sulejmani ndodhej për gjykim edhe në Gjykatën për Krimet e Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal. Vendimet për të do të ndryshoheshin disa herë dhe të shpëtonte vetëm me disa vite burg, duke rifituar kështu lirinë në vitin 2016, ku vetëm pak kohë pas daljes nga burgu u synua eliminimi i tij fizik.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …