Shtëpia / Sport / Wanda Nara: Mauros sikur i kanë prerë këmbën, s’duam…

Wanda Nara: Mauros sikur i kanë prerë këmbën, s’duam…

Javë e vështirë në shtëpinë e Mauro Icardit, tashmë ish-kapiten i Interit, që sfidën ndaj Sampdorias e ndoqi në tribunë bashkë me Wanda Naran. Ishte pikërisht bashkëshortja e tij, që në emisionin sportiv Tiki Taka nuk i përmbajti lotët, teksa fliste për atë që po i ndodh Mauritos.

“Nuk kemi patur asnjë dyshim për të shkuar në stadium në sfidën me Sampdorian. Shkoj gjithmonë si bashkëshortja e kapitenit të Interit dhe si nëna e Valentinos, që është tifoz zikaltër. Dolëm 5 minuta para përfundimit vetëm për arsye sigurie. Mauro po e vuan shumë heqjen e shiritin, është sikur t’i kesh prerë këmbën. Ai është shumë krenar për shiritin dhe për këtë fanellë.”

Moment emocionues, madje edhe me lot në sy, kur Wanda sqaroi bisedën me Morattin.

“Folëm, pasi i kisha dërguar një mesazh falënderues për fjalët pozitive për Mauron. I kërkova ndihmë, sepse Mauro po vuante shumë. Kjo situatë duhet zgjidhur sa më parë.”

Wanda Nara tregoi edhe një episod aspak të këndshëm, që e detyroi të bënte denoncim.

“Po dërgoja djalin tim të vogël në ndeshje, kur më goditën me gurë makinën. Nuk doja që kjo të dilte, por bëra denoncim dhe kjo u bë e ditur. Për fat të mire, ndodhi në një vend ku kishte kamera. Nuk njoftova as Mauron dhe as familjen time në Argjentinë. Familja ime është Interi, ndaj telefonova klubin. Pastaj më mori Marotta, isha e shokuar.

Në fund, fjalë dashurie për ngjyrat zikaltër.

Jemi një familje interiste. Mauro ka shënuar 120 gola me këtë fanellë dhe është i pari që beson te kjo skuadër. Jetoj në Milano për Interin dhe nuk dua të largohem. Mauro është shumë i sinqertë dhe ndoshta kjo është një e metë në këtë botë hipokrite. Ideja jonë është të mos largohemi nga Interi.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …