Shtëpia / Politika / Zbërthehet Kokëdhima: 20 mijë $ për 1 leje ndërtimi, bëra sherr me Ramën

Zbërthehet Kokëdhima: 20 mijë $ për 1 leje ndërtimi, bëra sherr me Ramën

Gjatë intervistës në emisionin “A Show”, ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima nuk i shpëtoi provokimeve të gazetarit Adi Krasta, duke zbuluar disa detaje nga një përplasje e tij me kryeministrin Edi Rama.

Gazetari e pyeti nëse ai ishte në dijeni për gjëra që mund ta dëmtonin kryeministrin dhe Kokëdhima tregoi vetëm një episod, të cilin siç tha e kishte dëgjuar nga Preç Zogaj.

“Një gazetar i shquar i Shqipërisë, Preç Zogaj kohë më parë më tha që i kishte thënë një biznesmen, një burrë i nderuar, një ndërtues se i kishin kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi diku në Kombinat. Si ka mundësi i thashë? Shkova dhe e bëra problem tek Rama dhe Gonxhe. Si ka mundësi i thashë që ndodhi kjo? Ai Blendi Gonxhe nuk e pranoi ketë fakt. S’kam pas ndonjë informacion tjetër sensitiv që mund ta ndaj me ju”, tregoi Kokëdhima.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …