Shtëpia / Aktualitet / 33 plumba në trup për 2 vlonjatët, ja mburoja që shpëtoi “Çipurin”

33 plumba në trup për 2 vlonjatët, ja mburoja që shpëtoi “Çipurin”

Ngjarja që tronditi Vlorën të dielën, nuk ka asnjë autor të arrestuar por vetëm dyshime të bazuara në informacione operative se masakra lidhet me konfliktet e hapura mes dy bandave rivale në Vlorë. Objektivi i atentatit Armando Sulejmani që mbeti i plagosur me dy plumba është i vetmi i ndaluar nga policia e Vlorës për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”, pasi në trup këtij personi ju gjet një pistoletë pa leje. Ky është atentati i dytë brenda dy viteve që Sulejmani i shpëton në Vlorë. Sulejmani ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, ka marrë vetëm dy plumba, një në dorë një në këmbë, për shkak se dy viktimat Arjan Hasani dhe kunati i Sulejmanit, Orest Rexho kanë shërbyer si mburojë për të. Kjo pasi nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se Orest Rexho, ka marrë në trup 19 plumba, ndërsa 14 plumba automatiku ka marrë në trup viktima tjetër Arjan Hasani.

Për shkak të rripit të makinës, ky i fundit ka mbetur pa lëvizur fare, ndërkohë Orest Rexho ka mundur të dalë nga makina dhe të ndërrojë jetë vetëm disa metra më larg. “Në total 33 plumba në trup kanë marrë vetëm dy viktimat, ndërsa personi që mbijetoi Sulejmani duke qëndruar mbrapa në makinë ka marrë 2 plumba. Sulmi ndaj të treve ka qenë shumë i shpejtë dhe personat që ndodheshin brenda në makinë s’kanë pasur asnjë mundësi për të reaguar, për shkak se e kanëgjetur veten befasisht përballë tre grykave zjarri automatike”-tha një burim për “Shqiptarja.com”.Sipas këtyre burimeve, Sulejmani prej kohësh qëndronte i fshehur dhe bënte një jetë mes Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ai lëvizte gjithmonë i armatosur dhe shpesh herë përdorte kunatin e tij Orest Rexho, si taksist duke e transportuar nga njëra bazë në tjetrën.

Rexho për policinë kriminale në Vlorë njihet si person që është marrë me shitjen e drogës, por jo i implikuar në vrasje. Pritet që në ditët në vijim prokuroria t’i komunikojë Armando Sulejmanit masën e arrestit në burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve. Më14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur ndërkohë krijoi dyshime mbi disa persona. Të vënë përpara me atentate, me sa duket krahu tjetër këtë herë ka sulmuar duke prodhuar dy viktima dhe një të plagosur.

Shqiptarja.com

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …