Shtëpia / Politika / Akuzat e PD për korrupsion, kërcënon Spiropali: Shihemi në gjykatë

Akuzat e PD për korrupsion, kërcënon Spiropali: Shihemi në gjykatë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike. Në një reagim në Facebook, Spiropali i ka quajtur si të porositura akuzat ndaj sajë, ndërkohë që shtoi se vëllai i saj nuk ka marrë asnjëherë kontrata apo fonde publike. Ministrja shtoi më tej se për këto akuza ka gati padinë për shpifje dhe paratë nga gjyqi do ti përdor për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.

“E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqup-it, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqup-it dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin!

Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre.

Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës”, shkruan Spiropali.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …