Shtëpia / Politika / Basha: Nuk do ketë më parlament, dorëheqje dhe hetim për Ramën

Basha: Nuk do ketë më parlament, dorëheqje dhe hetim për Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas takimit me Bujar Nishanin, deklaroi se hapi i parë i qeverisë tranzitore është dorëheqja dhe nisja e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ajo që ndodhi nuk ka kthim mbrapa, nuk do ketë më parlament, nuk ka pasur, por nuk do ketë më parlament shqiptar. Shqiptarët do u përgjigjen dhe ne do u jemi në krah të tyre. Tërheqja e Edi Ramës dhe hetimi i tij është hapi i parë drejt qeverisë tranzitore.

Vangjush Dako duhet të shkojë në burg. Është qeveria që ndalon arrestimin e tyre, qeveria duhet të mundohet që të mos ketë ndërhyrje për arrestimin e tij

Damian Gjiknuri duhet të shkojë në burg. Taulant Balla duhet të shkojë në burg, përndryshe nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hapi i parë është dorëheqja e ramës, pastaj të tjerat”, deklaroi Basha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …