Shtëpia / Show Bizz / Biznesmeni shqiptar kundër adoptimit të fëmijëve nga çiftet gay: S’e bëj dot nënën!

Biznesmeni shqiptar kundër adoptimit të fëmijëve nga çiftet gay: S’e bëj dot nënën!

Pasditen e sotme, në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u diskutua ligji më i ri në Francë, i cili kërkon zëvendësimin e fjalëve “nëna” dhe “babai” me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në të gjitha institucionet zyrtare, për të zvogëluar diskriminimin e fëmijëve me prindër të së njëjtës gjini.

Si pjesëtar i komunitetit LGBTI, Elton Ilirjani u bë pjesë e debatit nëpërmjet një lidhje në Skype, për të shprehur mendimin e tij mbi çështjen në fjalë.

Ai tregoi qëndrimin e tij kundër, duke theksuar se pavarësisht të gjithave, mbetet konservator në ide dhe është besnik i modelit të familjes tradicionale.

Ilirjani tregoi se është kundër martesës së çifteve homoseksuale, aq më tepër adoptimit të fëmijëve, pasi, sipas tij, asnjëri prej partnerëve në këto çifte nuk mund ta luajë dot rolin e nënës.

Ndër të tjera ai pranoi se pjesëtarët e komunitetit LGBTI vazhdojnë të diskriminohen kudo, madje edhe në SHBA, aty ku ai jeton e punon prej vitesh.

Në vazhdim të kësaj, Eltoni tregoi një rast konkret nga jeta personale, ku kishte mbetur i ofenduar nga sjellja diskriminuese e një doktoreshe në një nga spitalet e Texas-it.

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …