Shtëpia / Politika / Deputetja e LSI-së, fjalor fyes ndaj ministres: Llaxore vulgu, dil se të erdhi burgu

Deputetja e LSI-së, fjalor fyes ndaj ministres: Llaxore vulgu, dil se të erdhi burgu

Deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka akuzuar ministren Elisa Spiropali për vjedhje. Nëpërmjet një postimi në Facebook, duke ju referuar një shkrimi, ku thuhet se Bashkëshorti i Spiropalit ia dha tenderët vëllait të ministres. “Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $”, shkruan Caka në Facebook, duke mos nguruar së përdoruri një fajlr të ashpër ndaj Spiraopalit.  Ajo ka akuzuar më tej edhe qeverinë duke e cilësuar si një qeveri që punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.

“Llaxore te dera, dil se të erdhi vera… Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha. Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit. Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori. Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu”, shkruan Caka.

Përkthehu: Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …