Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve, pritet vendimi i Këshillit Kombëtar i PD-së

Djegia e mandateve, pritet vendimi i Këshillit Kombëtar i PD-së

Një ditë pasi opozita vendosi djegien e mandateve, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin. Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë blu, ku temë e diskutimit do të jetë pikërisht djegia e mandateve parlamentare.

Ditën e djeshme Basha doli në një konferencë për shtyp në të cilën deklaroi se pas takimit me grupin parlamentarë të PD-së, ishte vendosur unanimisht për djegien e mandateve. Pas këtij vendimi edhe partitë e tjera opozitare i dolën në krah Bashës, ndërsa e fundit që iu bashku ishte LSI. Do të jetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili do të thërresë mbledhjen e Kryesisë dhe më pas të Këshillit Kombëtar për të konkretizuar aktin e djegies së mandateve të deputetëve të PD-së.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …