Shtëpia / Politika / Doli kundër djegies së mandateve, pse Lefter Koka po “hedh vallen e Ramës”?

Doli kundër djegies së mandateve, pse Lefter Koka po “hedh vallen e Ramës”?

Deputeti i LSI, Lefter Koka i njohur si një nga më të besuarit e Presidentit Ilir Meta kur ai drejtonte partinë, vendosi sot të dalë kundër një vendimi të grupit parlamentar, që mbështet djegien e mandateve njëjtë si Partia Demokratike dhe aleatët e tjerë opozitarë.

Ish-ministri i Mjedisit tha se do të respektojë popullin e Durrësit që e votoi dhe hodhi akuza në drejtim të kryetares Monika Kryemadhi kur tha se “LSI po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha”.

Ky “dezertim” nga radhët e LSI-së në prag të një vendimi historik, nuk është komentuar ende nga Kryemadhi, por arsyeja e vendimit të Kokës është zbardhur siç duket nga anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.

Sipas tij, ish-ministri i Mjedisit “po hedhe vallen” e kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e mban peng me firmën që ka hedhur për ndërtimin e 3 inceneratorëve, me vlerë 178 mln euro.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha shkruante sot në Facebook, se Koka madje as nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen ku LSI votoi unanimisht për djegie mandatesh.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për këtë afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit për inceneratoret! Çfarë halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …