Shtëpia / Aktualitet / Dosja e plotë e zinxhirit të 7 vrasjeve e të ashtuquajturës “Masakra e Çoles”

Dosja e plotë e zinxhirit të 7 vrasjeve e të ashtuquajturës “Masakra e Çoles”

Gazeta Shqip po i rikthehet edhe një herë masakrës së “Çoles”, e cila nisi  më 7 Prill 2015, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt. Më herët ne kemi  publikuar dosjen e plotë të kësaj ngjarjeje që solli zinxhirin e ekzekutimeve si pasojë e një sherri banal. Pwr vrasjen 3-fishtw; Akil Hasanaj (Haki Rakipi), Ardi Velaj dhe Albi Limaj, akuzohen shtetasit Aleksandër Llanaj Bertil Alliaj dhe Ani Begaj.

Si nisi sherri?

Më 6 prill 2015, Xhuljano Lutaj., ka pasur ditëlindjen dhe kishte dalë që të festonte me shokun e tij Albi Limaj dhe 3 vajza. Festa është zhvilluar tek lokal “A…”, që ndodhet në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Darka ka përfunduar afër mesnatës dhe të rinjtë janë larguar nga aty rreth orës 23:30. Fillimisht ata kanë shoqëruar vajzat në shtëpi dhe më pas kanë menduar që të luajnë poker në një qendër interneti. Xhuljano Lutaj., futet tek internet ‘En..’, ndërsa shoku i tij Albi Limaj shkon për të blerë cigare. Kur Xhuljano  Lutaj është futur brenda, ka parë që aty ndodhej Ardi Velaj, Haki Rakipi dhe dy persona të tjerë. Ardi Velaj e ka sharë Xhuljano Lutajn tek miqtë e tij dhe madje të gjithë e shikonin me inat. Kjo nuk i ka pëlqyer Xhuljanos, e për pasoj i afrohet Ardit dhe i kërkon që të dalin pak jashtë internetit për të folur. Aty e ka pyetur:-“Pse më shan?”. Ardi Velaj nuk i ka kthyer përgjigje, por e ka goditur në fytyrë dhe më pas i ka kërkuar që të ulet në gjunjë. “Ulu në gjunjë dhe me kërko falje!”, i ka thënë Ardi. I dhunuari e ka refuzuar kërkesën. Në këto momente, nga qendra e internetit del Haki Rakipi së bashku me dy personat e tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtrojnë dhunë ndaj Xhuljanos.

Xhuljano i kërkon pistoletë Albit për tu hakmarrë

Kur Xhuljano Lutaj  arrin që ty largohet fillimisht merr në telefon Albi Limajn për t’i treguar se çfarë kishte ngjarë. Gjithashtu ai i kërkon ndihmë edhe shokut tjetër, Aleksandër Llanajt nëpërmjet telefonit. Ky i ka thënë se nuk mund të takohen atë natë, por do të sqarohen nesër. “Nuk vij dot sonte, por i takojmë nesër dhe sqarohemi me ata”, i është përgjigjur Llanaj. Pas  kësaj, Xhuljano është takuar sërish me Albi Limajn. Ai i ka treguar me detaje gjithçka që ka ngjarë mes tyre. “Me jep një pistoletë që ta qëlloj”, i ka thënë Xhuljano, kërkesë kjo e refuzuar nga shoku i tij. Albi dhe Xhuljano nuk kanë shkuar në shtëpi atë natë, por bënin xhiro me makinë. Në orën 4:00 të mëngjesit të 7 prillit ata kanë parë Ardi Velajn, që e thërrisnin “Dushi” dhe shokun e tij të fëmijërisë, Haki Rakipin që po lëviznin me një makinë “Smart”. Ata u bëjnë shenjë këtyre dy të fundit që të ndalen dhe nga makina del Albi Limaj për të folur me Ardi Veljan.

Dy të rinjtë kanë qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ardi i ka kërkuar llogari se pse po e mbronte Xhuljanon dhe se ishte në krahun e gabuar. “Nuk e kuptoj se pse po e mbron!  Po bën gabim dhe je në anën e gabuar”, i ka thënë Ardi. Kur Albi është futur në makinë, i ka thënë Xhuljanos që të shkojnë në një lokal për të folur me qetësi. Gjithashtu i ka premtuar edhe gjetjen e armës.

“Do ta gjej një armë që t’i qëllosh se unë nuk e bëj dot se kam njohje”, mësohet t’i ketë thënë viktima, Xhuljanos. Në orët e para të mëngjesit palët kanë shkuar secili në banesat e tyre për të fjetur gjumë. Askush nuk e dinte se më e keqja akoma nuk kishte ardhur. Pas disa orësh, ngjarja merr një tjetër kthesë dhe Xhuljano, ndonëse është personi që futi në sherr dy grupet e të rinjve; tashmë ndodhet jashtë kësaj përplasjeje të përgjakshme.

Paraditen e 7 Prillit 2015, kur gjithçka duhet të ishte qetësuar, konflikti degjeneron në të tjera përmasa.

Në orën 11:00 të  paradites Aleksandër Llanaj ishte duke pirë kafe me Bertil Alliajn tek kafja e quajtur “K…T..”, Vlorë. Rreth asaj ore aty mbërrin Albi Limaj dhe Ani Begaj, ky i fundit kushëri me Llanajn.  Albi Limaj i ka kërkuar Llanajt që të ulen në një tavolinë tjetër për të folur dhe kështu bënë. Ai i ka treguar gjithçka për sherrin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të asaj dite. Limaj nuk i ka përtypur dot fyerjet që Ardi Velaj ka bërë ndaj atij dhe për pasojë kërkoi që të hakmerrej. Në ato momente ai merr dikë në telefon për të kërkuar numrin e Ardi Velajt.

Ndërkohë, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj pinin kafen bashkë. Pas disa minutash të 4 djemtë lëvizin me një makinë tip “BMË”. Në orën 12:33 të mesditës, Albi Limaj merr në telefon Ardi Velajn, ndërkohë që ky i fundit ishte në shoqërinë e Haki Rakipit, me të cilin njihej që në fëmijëri. Ardi Velaj i ka thënë që të takoheshin në lagjen “Çole”, e cila ndodhej pran tregut të fruta-perimeve.

Më pas 4 djemtë kanë lëvizur me makinën që drejtohej nga Ani Begaj. Kur afrohen pranë tregut të fruta-perimeve, Limaj i kërkon shoferit që të ndalonte. Ai zbret së bashku me Aleksandër Llanajn. Ndërkohë, Bertil Aliaj është ulur në sendlijen e parë të pasagjerit. Automjeti I ndiqte nga distanca Limajn dhe Llanajn. Këta të fundit ngjiten tek shkallët e lokal ‘Ad…’,  dhe futen në verandë. Ndërkohë Ardi Velaj ndodhet në verandën e lokalit së bashku me Haki Rakipin, të cilët janë ulur përballë njëri-tjetrit dhe kanë pirë cigare.  Pas dy minutash në lokal vjen Albi Limaj së bashku me Aleksandër Llanajn.

Albi Limaj dhe Ardi Velaj takohen me njëri-tjetrin dhe i mbanin duart brenda zinxhirit të xhupave, ku dhe kishin pretendohet se kishin fshehur armët. Në këto momente Aleksandër Llanaj qëllon me armë, duke mos i dhënë kohë njëri-tjetrit për qetësimin e situatës. Fillimisht ai qëllon mbi Ardi Velajn, duke ia marrë jetën me një plumb të vetëm në kokë. Në dosje thuhet se pas kësaj, Haki Rakipi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Llanajt 8 herë, duke i shkaktuar disa plagë. I plagosur nga kjo përleshje ka mbetur edhe Albi Limaj, ku thuhet se atentatori ka qenë sërish Llanaj.  Haki Rakipi vazhdon që të qëllojë me armë, ndonëse i plagosur. Kur Llanaj e plagos për herë të dytë në pjesën e djathtë të kokës, Haki Rakipi vdes. Ndërkohë, Albi Lamaj ka mbetur i plagosur dhe ka tentuar që të largohet në një nga daljet e lokalit, sepse ai ka dy të tilla. Llanaj është larguar nga dera tjetër. Gjithçka ndodhi në 11 sekonda.

Nga automjeti tip “BMW”, del shtetasi Bertil Alliaj, i cili e ka gjetur të gjallë Albi Limajn. Ndërkohë, Llanaj është futur në makinë, e cila drejtohej nga Ani Begaj.  Bertil Alliaj së bashku me Ani Begajn shkojnë që të marrin Albi Limajn, i cili është rrëzuar pa ndjenja në asfalt. ‘Ky ka mbaruar, po ik”, i ka thënë Alliaj Ani Begajt dhe pas kësaj është larguar me vrap midis pallateve së bashku me armët në duar. Ndërkohë, Ani Begaj ka dërguat të plagosurin në spital.

Zinxhiri i vrasjeve nga 2015-2019

Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017.

Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”.

Më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur. Policia, në këtë rast gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve.

Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve.

Arjan Hasani dhe Orest Rexho u vranë, ndërsa miku i tyre, Armando Sulejmani, i njiohur me emrin “Çipuri” u plagos rëndë. Ky i fundit u ndalua ndërsa ishte në kërkim nga policia, pasi dyshohet si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të sulmit të armatosur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij i mitur, dhe i afërmi i tij Dritan Begaj.

Por “Çipurin”, që s’e gjeti dot policia, e gjetën kundërshtarët e tij. Arsyeja e zënkës mes të rinjve në prillin e vitit 2015, tani është harruar, por pasojat e serisë së vrasjeve për hakmarrje që la pas ai sherr banal në një sallë bastesh, po mbush kronikën e zezë të Vlorës.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …