Shtëpia / Aktualitet / Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, s’kalon vettingun: Probleme me pasurinë

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, s’kalon vettingun: Probleme me pasurinë

Irma Balli, drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, nuk ka kaluar testin e Vetingut. KPK ka njoftuar sot shkarkimin e saj nga detyra. Pak kohë me parë ajo u përball me dyshime për mungesë të burimeve financiare, fshehje të pasurisë dhe shmangie të taksave.

Dyshime, të cilave iu përgjigj me dyshime, se hetimi i trupit gjykues ishte i paragjykuar, ndërsa vuri në dukje se ishte e shokuar me rezultatet e nxjerra. Treshja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në fillim të seancës, bëri të ditur se hetimi për Ballin, kishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa këtë vendim, vetë prokuroja e konsideroi të padrejtë.

Problem, sipas relacionit të lexuar nga komisioneri Olsi Komici, është bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar. Apartamenti i bashkëshortit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënies nuk janë paguar tatimet në disa raste.

Sipas relacionit, hetim i thelluar ishte kryer mbi karburantin, ku për vlerën e investimit fillestar për ndërtimin e karburantit, prokurorja ka deklaruar se ka kontribuuar me 1 milion lekë nga kursimet dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortit si emigrant në Greqi. Investimi nga babai dhe vëllai ka qenë 3 milionë e 500 mijë lekë.

Babai ka pasur të ardhura nga i ati i tij, i cili ka qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka ndërruar jetë. Ndërsa vëllai kishte kursime nga puna si emigrant në Greqi.

Ndërkohë, bashkëpronarja tjetër, motra e subjektit, ka kontribuuar me 1 milion lekë. Sipas KPK-së, prokurorja dhe personat e lidhur me të, bashkëpronarët e tjerë, nuk arrijnë të justifikojnë me mjete ligjore të ardhurat e deklaruara për investimin në këtë karburant.

 

TAKSAT

Mbi të ardhurat dhe detyrimet tatimore për dhënien me qira të karburantit, sqarojmë si më poshtë: përmbushja e kontratës së qirasë me shoqërinë K.D., sipas dokumentacionit të administruar nga bankat e nivelit të dytë, rezulton se pagesat e qirasë së muajit shtator 2011 në shumën 350 mijë lekë pagesë, është derdhur bruto, pa u mbajtur tatimi në burim. Pagesa e qirasë për muajt maj-qershor 2013, e cila është depozituar në bankë në gusht 2013, është derdhur bruto pa u mbajtur tatimi në burim.

PASURIA E BASHKËSHORTIT

Bashkëshorti ka deklaruar apartament banimi në Korçë, blerë për 6 milionë lekë në vitin 2014. Si burim krijimi, janë deklaruar 20 mijë euro kredi të marrë në vitin 2001, 600 mijë lekë përfituar nga shitja e një apartamenti në bashkëpronësi me familjen. 1 milion lekë të dhënë hua nga prindërit. 1 milion e 400 mijë lekë të ardhura nga kursimet.

Referuar hetimit, kemi të bëjmë me një deklarim të rremë për shumën 1 milion lekë të dhënë nga nëna, pasi ka mospërputhje të kohës mes kryerjes së transaksionit dhe dokumentacionit justifikues ligjor të paraqitur nga subjekti. Nga analiza financiare e kryer nga Komisioni për vitin 2004, rezulton se subjekti dhe bashkëshorti nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme për të justifikuar shpenzimet e kryera.

 

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …