Shtëpia / Politika / I bllokoi rrugën Ramës, shoqërohet në polici nënkryetarja e Bashkisë Lezhë 

I bllokoi rrugën Ramës, shoqërohet në polici nënkryetarja e Bashkisë Lezhë 

Në mesin e 11 personave të shoqëruar për bllokimin e rrugës ku do kalonte kryeministri Edi Rama, është edhe nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Ajo akuzohet për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge. Dhjetëra simpatizantë të PD nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës për disa orë e mbajnë të bllokuar rrugën ku duhet të kalonte kryeministri Rama, i cili ishte nisur drejt Pukës.

Organizimi i kësaj proteste duket se gjeti edhe policinë e Lezhës të papërgatitur. Efektivet erdhën në vendngjarje pas grumbullimit të protestuesve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …