Shtëpia / Aktualitet / I zunë rrugën Kryeministrit në Lezhë, policia arreston 11 persona

I zunë rrugën Kryeministrit në Lezhë, policia arreston 11 persona

I bënë pritë Kryeministrit, shoqërohen në polici 11 protestuesit lezhjanë. Ndaj tyre rëndon akuza e tubimit të paligjshëm dhe bllokimi i rrugës. Paraditen e sotme, rreth orës 10:00 kryeministri Edi Rama  kaloi Lezhën për të shkuar në Vaun e Dejës dhe më pas në Pukë. Por ndryshe nga herët e tjera shefi i qeverisë është detyruar të përshkojë një tjetër aks për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër. Kjo, pasi qytetarë të shumtë kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë.

Ndërsa protesta është zhvilluar në hyrje të rrugës për Shëngjin, Kryeministri është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të kaluar mes përmes qytetit të Lezhës për të shmangur përplasjen me protestuesit dhe më pas duke dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër.

 

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …