Shtëpia / Aktualitet / Intoksikohen nga gazi, rëndë 3 anëtarët e një familjeje

Intoksikohen nga gazi, rëndë 3 anëtarët e një familjeje

Tre anëtarë të një familje ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit, si pasojë e asfiksimit nga gazi me të cilin po ngroheshin. Gjatë natës mes të hënës dhe të martës, më konkretisht rreth orës 00.30, janë paraqitur në spitalin e Elbasanit, si pasojë e asfiksimit me gaz, burrë e grua dhe vajza e tyre.

Xhevit Shoshi 61 vjeç, Efgjeni Shoshi 53 vjeç dhe vajza e tyre Eriselda Shoshi 33 vjeçe, mësohet se kanë pësuar asfiksi teksa ngroheshin me gaz. Burime për gazetën “Shqip”, raportojnë se tre familjarët kanë pësuar asfiksi dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Madje ata janë shtruar në repartin e reanimacionit, ku po marrin shërbim intensiv mjekësor që të dalin nga rreziku për jetën. Familja Shoshi jeton në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …