Shtëpia / Aktualitet / Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 32-vjeçari. Mister fati i shokut të tij

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 32-vjeçari. Mister fati i shokut të tij

Ishte shpallur person i zhdukur nga familjarët, gjendet i vdekur brenda një automjeti shtetasi  Sokol Ramën, 32 vjeç nga fshati Mamaj i Tepelenës.  Sokol Rama është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Viktima ishte person me precedent penal dhe ai njihej nga policia si transportues droge. Ndërkohë për personin tjetër, Roland Milo rreth 40 vjeç, i cili ka humbur në të njëjtën datë më Ramën nuk dihet asgjë. Viktima dhe Rolandi kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

Ishin prindërit e Ramës ata që bën të parët denoncimin në polici duke thënë se nga djali, i cili ka dhe dy fëmijë nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij. . Më tej u bë denoncimi edhe nga familjarët e Milos. Nga hetimet e policisë rezulton se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashrit dhe më pas asnjë gjurmë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …