Shtëpia / Show Bizz / Jennifer Aniston mori një dhuratë sekrete nga ish-burri i saj Brad Pitt

Jennifer Aniston mori një dhuratë sekrete nga ish-burri i saj Brad Pitt

Jennifer Aniston thuhet se mori një dhuratë të fshehtë me rastin e 50-vjetorit nga  ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt. Aktori tronditi fansat teksa ishte duke bërë një paraqitje në 50 vjetorin e ditëlindjes së Jennifer në Los Anxhelos fundjavën e kaluar – 14 vjet pas divorcit të tyre.

Tani, “People.com”, raporton se Bradi gjithashtu i ka dërguar një dhuratë të veçantë ishit të tij për me rastin e ditëlindjes. Një burim tha: “Shumica e mysafirëve që ishin ftuar për ditëlindje  dërguan dhurata në shtëpinë e Jen. Edhe Brad gjithashtu. Miqtë e saj janë shumë bujar dhe krijues, dhe ajo dukej shumë e emocionuar nga të gjitha dhuratat”.

Burimi ka shtuar gjithashtu se  Jen dhe Brad e kanë lënë prapa krahëve të gjithë hidhërimin e divorcit të tyre. Ata shpjeguan: -“Çfarëdo që shkaktoi divorcin e tyre është një histori e gjatë në të kaluarën. Brad dhe Jen kanë një marrëdhënie shumë civile.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …