Shtëpia / Politika / “Mandatet”, Basha i përgjigjet ambasadës së SHBA: Zoti e bekoftë Amerikën!

“Mandatet”, Basha i përgjigjet ambasadës së SHBA: Zoti e bekoftë Amerikën!

Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos unanimisht për djegien e mandateve parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera komentoi edhe reagimin e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Kjo përfaqësi diplomatike u bëri thirrje deputetëve që të mos i dëgjojnë thirrjet për braktisje përfundimtare të jetës parlamentare pasi do të minojnë demokracinë, duke shkuar kështu në linjë të kundër me vendimin Basha-Kryemadhi.

Por, lideri i opozitës shqiptare iu përgjigj duke duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA-ve, Abraham Lincoln.

“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Shpresoj që kjo sakrificë nuk do shkojë kot, se ky komb nën zot do ketë lindje të re të lirisë dhe demokracisë. qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut. Nuk do të zhduket as nga faqja e Shqipërisë, Zoti e bekoftë Shqipërinë: Zoti e bekoftë Amerikën”, tha Basha.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …