Shtëpia / Politika / Mandatet/ Fevziu: Mund të ketë përplasje civile, ja roli i Metës në këtë histori

Mandatet/ Fevziu: Mund të ketë përplasje civile, ja roli i Metës në këtë histori

Opozita e bashkuar ka vendosur të djegë mandatet parlamentare duke tensionuar edhe më tepër klimën politike në Shqipëri, teksa ka ndezur alarmin e kuq edhe tek ndërkombëtarët, të cilët po bëjnë thirrje kundër vendimit.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, duke komentuar situatën e krijuar në “Tempora” tha se pritet të shihet se cili do të jetë roli i Presidentit Ilir Meta pas vendimit të opozitës.

“Do shohim çfarë roli do të luaj Presidenti. Në krizën e vitit 2006, ishte Presidenti, Alfred Moisiu që thirri palët për të shtyrë zgjedhjet nga dhjetori në shkurt. Në vitin 2010, ishte Bamir Topi që thirri palët për të zgjidhur ngërçin ku opozita kishte bojkotuar Parlamentin. A do të tentojë Meta t’i thërrasë palët në një tryezë presidenciale dhe a do të pranojnë palët? Më herët ka funksionuar. Berisha ka pranuar të shkojë. Presidenti ka detyrimin t’i thërrasë palët”, tha Fevizu.

Ndërkohë ai shtoi se mazhoranca do të tentojë të zëvendësojë deputetët duke hyrë në një histori aferash, joshjesh dhe pazaresh që për të është e shëmtuar.

“Opozita duhet të ndërmarrë hapa të tjerë. Po të ndërtosh një aksion opozitar, do të duhet ta zbatosh në rrugë. Kjo mund të çojë në përplasje civile që mund të kenë kosto për vendin dhe pa dyshim për mazhorancën. Në gjykimin tim, këto janë lëvizje që i djegin të gjitha palët. Edhe përplasja para Kryeministrisë, është një lëvizje për t’u treguar ndërkombëtarëve që Shqipëria nuk është e qetë. Ndërkombëtarët gjejnë një pikë që është më e fortë dhe thonë se është njeriu që ofron stabilitet. Opozita po merr një goditje vet për t’u treguar ndërkombëtarëve që Edi Rama nuk është faktor stabilitetit”, theksoi Fevizu.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …