Shtëpia / Politika / Manjani nuk kursen Lefter Kokën: Mos u bëj fasadë!

Manjani nuk kursen Lefter Kokën: Mos u bëj fasadë!

Në kohën kur Ilir Meta bashkoi forcat me Edi Ramën për të mposhtur së bashku Sali Berishën në zgjedhjet e 2013-ës dhe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor, Ylli Manjani dhe Lefter Koka kanë qenë lojtar të të njëjtit ekip.

Madje dy ish-ministrat e LSI në qeverinë “Rama1” kanë qenë edhe miq me njëri-tjetrin, por sot pas vendimit të ish-ministrit të Mjedisit për të mos djegur mandatin e deputetit siç vendosi partia e tij, ish-ministri i Drejtësisë nuk i ka kursyer kritikat ndaj tij.

Manjani ka zgjedhur t’i drejtohet Lefter  Kokës me një mesazh publik në Facebook, ku i kërkon të mos bëhet fasadë duke i shërbyer Edi Ramës.

“Lefterit…

Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI. Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues. Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI. Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirësuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë. Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…” – shkruan Manjani në Facebook.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …