Shtëpia / Aktualitet / Mbyti me duar gruan e pronarit, Prokuroria: Kërkojmë burg për jetë për vrasësin

Mbyti me duar gruan e pronarit, Prokuroria: Kërkojmë burg për jetë për vrasësin

Vrau gruan e pronarit në tualetin e mobilierisë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin Fatjon Karmeshtna.  Ngjarja ka ndodhur në prill të 2016, në  Melgushë të Shkodrës. Suela Sula 45 vjeçe, u gjet e vdekur në tualetin e mobilieri “Europa”, që rezulton të jetë nën pronësi të bashkëshortit të saj, Sadetin Sula,  ku ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kanë qenë punonjësit e mobilierisë ata që e kanë gjetur atë të pajetë dhe kanë lajmëruar Policinë. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se gruaja është mbytur me duar në fyt.

Për këtë ngjarje u arrestua bashkëshorti i saj, Sadetini, i cili akuzohet për vrasje me dashje dhe vartësi i tij, Fatjon Karmeshtna . Dyshohet se Sadedini  ka patur një konflikt me bashkëshorten për çështje familjare. Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës.  Pas 3 vite hetimesh, Prokuroria ka dhënë sot pretencën për të akuzuarin si vrasës.

Letra e lamtumirës

Përpara se të vdiste, nëna e 3 fëmijëve kishte lënë një letër lamtumire. “Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer”, ishin fjalët e fundit në letrën e fundit të së ndjerës Suela Sula. Letra u përdor kundër  bashkëshortit, Sadedin Sula gjatë seancës gjyqësore. I akuzuari për vrasje pretendon se letra të jetë shkruar prej saj, ashtu siç ka mohuar dhe krimin. “Letra nuk është nuk është shkruar nga ajo. “Nuk është kaligrafia e saj. Kur dola në mëngjes më tha jam e mërzitur, kam një shtrëngim në kraharor. Kur shkova në mobileri nuk e gjeta. Hyra në banjo dhe e gjeta të lidhur me litar. Shenjat e gishtave në fyt janë pas i mata pulsin” ka thënë ai. Njëkohësisht Sadedini para trupit gjykues tha se është i gatshëm të ndihmojë shtetin financiarisht për të zbardhur ngjarjen.

Ngjarja e ndodhur në Shkodër, fillimisht u dyshua si vetëvrasje, por më pas nga hetimet, u zbulua se trupi i saj ishte zhvendosur. Në të njëjtën kohë, ekspertët konstatuan në fytyrën e viktimës njolla pranë syrit. Ekspertët e Tiranës thanë se vdekja është shkaktuar nga asfiksia për shkak të mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes. Policia menjëherë mori në pyetje familjarët e Sulës, përfshirë këtu edhe bashkëshortin e saj. Pas hetimit, të shoqit i janë vënë prangat. Suela Sula ishte nënë e dy djemve dhe e një vajze.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …