Shtëpia / Aktualitet / Mori 2 mln euro duke mashtruar 11 biznesmenë, stomatologia e njohur rrezikon 15 vite burg

Mori 2 mln euro duke mashtruar 11 biznesmenë, stomatologia e njohur rrezikon 15 vite burg

Prokuroria në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës dha sot pretencën për stomatologen Olesia Duka, e cila u bë e famshme pas zbulimit të skandalit me mashtrimin e biznesmenëce.

Ajo akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë, duke përfituar shifra të mëdha parash. Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen nga Tirana.

E pandehura ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndaj ajo pritet që të dënohet me vetëm 10 vjet heqje lirie.

Pretenca u lexua në mungesë të pandehurës, që këtë herë kishte zgjedhur të mos ishte e pranishme në sallën e gjyqit.

Një nga rastet e mashtrimit të Olesia Dukës është ai, ku stomatologia ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh të një biznesmeni, të cilit i bëhen publike vetëm inicialet e emrit, I.H., përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.

Sipas prokurorisë, kallzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjensie udhëtimi, është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra. Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para’, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.

Personat e mashtruar nga dentistja:
1.   Gerta Lumi
2.   Enver Xhengo
3.   Etleva Lasku
4.   Idlir Hoxha
5.   Ilir Doci
6.   Miranda Hitaj
7.   Adem Selamaj
8.   Drita Kristo
9.   Viktor Hoxha
10.  Lando Vito
11.  Rezart Shtino
12.  Edlira Shtino
13.  Fjorza Mullai
14.  Besnik Daci

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …