Shtëpia / Aktualitet / Municione dhe drogë në makinë, arrestohet poseduesi

Municione dhe drogë në makinë, arrestohet poseduesi

Finalizohet operacioni “Qafë Driza”,  sekuestrohen lëndë narkotike dhe municione, në pranga poseduesi i tyre. Mbi  bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin L.M.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, i kanë gjetur 14 copë fishek si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprat penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …