Shtëpia / Rajoni / “Ndryshimi i kufijve në Ballkan ndez fuçinë e barutit”, miku i shqiptarëve del kundër: E rrezikshme!

“Ndryshimi i kufijve në Ballkan ndez fuçinë e barutit”, miku i shqiptarëve del kundër: E rrezikshme!

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cilësuar si miku i madh i shqiptarëve, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Gjatë një takimi të vendeve të NATO-s në Bruksel është përshëndetur arritja e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, madje kërkohet që një rast i tillë të bëhet shembull për vendet e tjera në Ballkan.

Në fjalën e mbajtur Engel theksoi se ndryshimi i kufijve është mjaft i rrezikshëm. Ai ngre shqetësimin se nëse ndodh ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do sjellë revoltë edhe në vendet e tjera, duke ndezur me pak fjalë “fuçinë e barutit” në Ballkan.

“Nëse e bën këtë Serbia me Kosovë, çfarë do të ndodhë në Bosnjë me republikën Srpska?”, deklaron ndër të tjera kongresmeni amerikan.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Përparim Spahiu. Gjatë një bisede me kongresmenin Eliot Engel, Spahiu u shpreh në të njëjtën linjë me partnerët amerikanë, pra kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bisedë e shkurtër me mikun e të gjithë shqiptarëve, Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të SHBA.

I pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në pak minuta bisedë, komfirmon se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm, duke e përjashtuar si kusht të bisedimeve!” shkruan Spahiu në Facebook.

#td_uid_1_5c6be39315d06 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/52700604_645437972584107_3814992683353505792_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6be39315d06 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/52476586_645438022584102_3804331427768565760_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6be39315d06 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/52143674_645438045917433_2877213460767178752_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …