Shtëpia / Aktualitet / Nuk ndalet 80-vjeçari që protestoi mbi skelën e kryeministrisë: Do vazhdoj derisa të vdes

Nuk ndalet 80-vjeçari që protestoi mbi skelën e kryeministrisë: Do vazhdoj derisa të vdes

Pas protestës së opozitës, mes personave të ndaluar nga policia ishte edhe një 80-vjeçar. Ai qëndroi për pak orë në paraburgimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, por kjo nuk e ka trembur aspak të moshuarin.

80-vjeçari, Ndue Fuga, u mor nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës me 16 shkurt.

Në orët e mbrëmjes ai u lirua nga qelia, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe arsyeve shëndetësore.

Duke folur pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha Ndue Fuga thotë se është i përndjekur politik dhe se ka njëmijë arsye për të dalë në protestë.

“Nuk trembem nga asgjë, as nga mosha për të protestuar. Do të jem sërish në protestë, në mbështetje të opozitës ditën e enjte”, ka deklaruar ai.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …