Shtëpia / Aktualitet / Protesta/ Dëshmia e Florenc Hoxhës: Polici më futi pistoletën në gojë, vajzës i…

Protesta/ Dëshmia e Florenc Hoxhës: Polici më futi pistoletën në gojë, vajzës i…

Florenc Hoxha, ish-krue i Policisë Bashkiake të Tiranës është një nga 6 të arrestuarit pas protestës së opozitës para Kryeministrisë që sot u la në burg nga Gjykata e Tiranës.

Ish i besuari i Lulzim Bashës, në kohën kur kreu i PD drejtonte Bashkinë e Tiranës gjatë dëshmisë në sallën e gjyqit, ka rrëfyer se çfarë ndodhi në banesën e tij kur hynë efektivët e FNSH dhe “Shqiponjave” për ta arrestuar.

“Momentin që jam shoqëruar, kam parë që banesa ime po rrethohej nga disa persona me kapuçë, mund t’u them kapuçë të zinj se punonjës policie apo forca speciale nuk mund t’i quaj, të cilët kanë dhunuar banesën time. Kanë terrorizuar një kushëri timin që po qëndronte brenda banesës, duke e kërcënuar me armë. Në atë moment kam komunikuar me shefin e Komisariatit 4, duke kërkuar të di se çfarë po ndodh me banesën time dhe zotëria në fjalë më ka thënë: janë urdhra të drejtorit dhe unë nuk kam çfarë të bëj, nuk janë kompetenca të miat. Në këtë moment i kam kërkuar vetëm disa minuta kohë sa të vishem. Në katin e parë qëndronte e gjithë familja ime, gruaja ime djali im 8 vjeç, vajza ime 12 vjeçe dhe halla ime, të gjitha femra”, ka treguar Hoxha.

Më tej ai ka konstatuar se është kërcënuar nga policia, madje efektivët sipas Hoxhës i kanë vendosur atij pistoletën në gojë, ndërsa të bijës në kokë.

“Në momentin që po vishesha kam dëgjuar një zhurmë të fortë dhe mbi 20 persona, e kam të pasqyruar me kamera, në momentin që do të kem mundësi t’i kem ato kamera, t’ia vë në dispozicion mediave, kam parë disa punonjës policie që i kanë drejtuar vajzës time armën në kokë duke i kërkuar se ku është babai?! Në ato momente kam ndjerë, jo lot, por një dhimbje shpirtërore se çfarë po ndodh me këtë shtet. Ku ka degjeneruar kjo bandë kriminale e drejtuar nga Edi Rama? Dhe djalit tim 8 vjeçar, i cili mundohej të largonte armën e këtij banditit me maskë, duke i thënë mos ma dhuno motrën. Në këtë moment, mbi dhjetë punonjës policie nëpër shtëpi, në sy të familjes time, në sy të fëmijëve të mi dhe më kanë tërhequr zvarrë. Më kanë tërhequr zvarrë vetëm me arsyen se kam marrë pjesë në protestë. Pasi jam futur në furgon, po ta sqaroj dhe po e theksoj, njëri prej këtyre banditëve, më ka goditur në vazhdimësi gjatë rrugës dhe më ka nxjerrë pistoletën dhe ma ka vënë në gojë. Ma ka vënë për së dyti, sepse e kam ndjerë fishekun që ka dalë nga arma dhe më ka thënë: Këlysh i Bashës, guxo të dalësh edhe njëherë në protestë. Këto i keni të monitoruar dhe me kamera, jua vë në dispozicion. Nuk duket për të qeshur, është për të qarë në fakt”, ka treguar ish-kreu i Policisë Bashkiake.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …